Ferizaj në krizë, lojtarët nuk luajnë pa para

Ferizaj pritej që të mërkurën të zhvillojë ndeshjen kundër Feronikelit, por ka gjasë që kjo ndeshje të mos zhvillohet fare.

Kjo ndodh pasi që lojtarët e Ferizajt kanë hyrë në muajin e tretë pa paga dhe nëse ndodh që ato nuk paguhen para ndeshjes ata nuk do të dalin në fushë. “Është vendim i të gjithë skuadrës se nëse nuk na paguhen rrogat që tashmë janë bërë dy, atëherë nuk do ta dalim në fushë fare kundër Feronikelit”, tha për Gazetaolle.com, njëri nga lojtarëve që deshi të mbetet anonim.

Lojtarët nuk janë stërvitur në pesë ditët e fundit. “Nuk jemi duke stërvitur. Janë bërë pesë ditë prej se i kemi ndalur stërvitjet, pasi pa rroga është e vështirë që kjo të bëhët”.   

Ferizaj është përballur me këtë situatë disa herë në të kaluarën, pasi kryesia e klubit nuk i kryente me kohë obligimet ndaj lojtarëve. Ferizajasit po ashtu janë në pozitë të keqe në renditje pasi kanë vetëm 17 pikë dhe janë në pozitën e 11-të.