Ferizaj në formë fantastike nën drejtimin e Arbnor Morinës

FC Ferizaj është njëra nga skuadrat pretendente për rikthimin në elitën e futbollit kosovar. 

Ferizajasit pozicionohen në vendin e parë në tabelën e Grupit B, me 31 pikë të mbledhura pas 16 javësh në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Një meritë të madhe për ecurinë fantastike të skuadrës ka edhe trajneri, Arbnor Morina.

Morina mori drejtimin e Ferizajt në xhiron e pestë dhe që nga ajo kohë ka arritur rezultate impresive.

“Ujqit” me Morinën nuk dinë për humbje që nga xhiro e gjashtë, ku kanë arritur nëntë fitore dhe dy barazime.

Madje, bardhekaltrit arritën t’i fitojnë shtatë ndeshje radhazi, para se të ndaleshin me një barazim.

Kujtojmë se Arbnor Morina mori postin e trajnerit në javën e pestë, duke zëvendësuar Megzon Visokën.

/Gazeta Olle/

Giresse u tregon francezëve për Kosovën: Të gjithë presin rezultate dhe kjo është e qartë

FFK organizon turneun “Adem Jashari” në futsall