Ferizaj mposht skuadrën maqedonase, shënon ish-mesfushori i Dritës

Ferizaj ka marrë një tjetër fitore në ndeshje miqësore.

Skuadra elitare kosovare ka mposhtur ekipin maqedonas Pobeda me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim për ferizajasit e shënoi transferimi i ri, ish-mesfushori i Dritës, Drilon Islami.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Ka përfunduar me fitore të ekipit tonë, miqësorja e zhvilluar në Dojran kundër FC Pobeda 1-0.

Një ndeshje që shërbeu për të testuar edhe përgatitjen fizike të lojtarëve, e që në bazë të lojës dhe dominimit, ishte padyshim se e kënaqshme.

Gjatë qëndrimit tonë në Dojran, ditëve në vazhdim do të zhvillojmë edhe dy takime tjera, kundër ekipeve të ligës maqedonase. /Gazeta Olle/

Prishtina barazon me skuadrën bullgare

Haaland shpërthen me het-trik, Man City mposht lehtësisht Wolvesin