Ferizaj ka marrë fitoren e radhës në ndeshje miqësore.
Skuadra bardhekaltër ka triumfuar ndaj skuadrës nga Maqedonia e Veriut, Belsaciës së Striumicës me rezultat të pastër 2-0.
Ka qenë një fitore e pastër e Ferizajt që po tregon formë të lartë në ndeshjet miqësore.
Golat për Ferizajn në këtë sfidë u shënuan nga transferimi i ri Albin Krasniqi dhe sulmuesi kroat Mateo Panadic. /Gazeta Olle/