Ferizaj merr fitore me përmbysje ndaj Dritës, Malisheva e dërgon në fund të tabelës Drenicën

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të në Albi Mall Superligë.

Ferizaj ka marrë fitore të artë ndaj Dritës, pasi e ka mposhtur me rezultat 2-1.

Në fakt mysafirët ishin të parët në epërsi me golin e Kastriot Selmanit, por që Drita u mposht nga ish-lojtarët e tyre që dhuruan paraqitje spektakolare.

Ishte mbrojtësi Ergon Hyseni që barazoi shifrat në 1-1, derisa Betim Haxhimusa shënoi për 2-1 pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Fitore të madhe ka marrë edhe Malisheva, që ka mposhtur Drenicën 3-1.

Ronald Sobowale, Drilon Hazrollaj dhe Adem Maliqi realizuan golat për skuadrën vendase.

Derisa golin e vetëm për Drenicën e shënoi Abazi. /Gazeta Olle/ 

Muriqi i pandalshëm, realizon golin e 10-të në La Liga (Video)

Pësoi humbjen e dytë në pranverë, Thaqi: Sërish fati nuk ishte me ne