Ferizaj me ndalesa për lojtarë

Ferizaj që e ka nisur mirë pranverën me një fitore të merituar me Istogun, ua ka ndaluar lojtarë të saj që të merr pjesë në turne të futbollit të vogël dhe aktivetet të tilla.

“Të gjithë lojtarët e skuadrës sonë e sidomos lojtarët kryesor që nga dita e sotme e kanë të ndaluar të marrin pjesë nëpër turnire të futbollit të vogël”, thuhet në njoftimin e kryesisë së këtij klubi.

Shumë lojtarë të Ferizajt por edhe të klubeve tjera marrin pjesë në turne të futbollit të vogël.