Ferizaj mbetet pa fitore në edicionin e ri, mposhtet nga Fushë Kosova

Xhiro e tretë në Ligën e Parë të Kosovës ka startuar me ndeshjen Fushë Kosova – Ferizaj.

Në duelin e Grupit B, Fushë Kosova ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0, shkruan Gazeta Olle.

Golin i vetëm në ndeshje u realizua nga kapiteni i skuadrës, Burim Shala, nga pika e bardhë në pjesën e parë të takimit.

Tashmë “Pampurat” kanë shënuar dy fitore në tri xhirot e para, duke grumbulluar gjashtë pikë.

Në anën tjetër, “Ujqit” ende nuk e kanë shijuar fitoren, duke mbetur në pozitën e fundit me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve.

/Gazeta Olle/

 

 

Merret vendimi për Llapin pasi tejkaluan 10 përqind të kapacitetit për tifozë

Flet Zylkifli Obertinca i Fushë Kosovës pas triumfit të madh ndaj Ferizajt