Sot (e shtunë) ishte paraparë të zhvillohet ndeshja mes Ferizajit dhe Ulpianës, mirëpo kjo sfidë është anuluar pas përjashtimit të kësaj të fundit.
Java e 22-të në Ligën e Parë e gjen Ferizajin duke u përgaditur për ndeshjen e radhës, pasi ndaj Ulpianës do ta ketë pushim.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ferizaji përmes një postimi në rrjetin e tyre zyrtar.
“Pas vendimit të fundit nga Federata e Futbollit të Kosovës, rreth përjashtimit të ekipit të Ulpianës nga Liga e Parë, ndeshja e paraparë për nesër pikërisht kundër Ulpianës është anuluar”, thuhet në njoftim.