Zyrtare: Ferizaj emëron Agnesa Hajdinin si trajnere të kategorive të reja

Agnesa Hajdini është zyrtarizuar si trajnere e kategorive të FC Ferizajit.
Hajdini është futbolliste aktive në Ligën e Kosovës dhe është angazhuar vazhdimisht te Shkolla e Futbollit të Ferizaj.
Për më tepër, ajo është gjyqtare e futbollit në garat që organizohen nga FFK-ja dhe është duke ndjekur kursin e njohur për trajnera, “International Grassroots Football Coaching Course”.
“Agnesa njihet për motivin e madh që e ka për punën me kategoritë e reja. Padyshim se ne besojmë në potencialin e saj dhe mbi bazën e kësaj, ajo do ta ketë përkrahjen e parezervë të Bordit Drejtues të FC Ferizaj.” thuhet në njoftimin  e FC Ferizaj.

Ekipi i cili garon në Ligën e Parë të Kosovës ka njoftuar gjithashtu se ditëve në vazhdim do të caktohet edhe koordinatori, pozitë kjo që do të merret me menaxhimim e orareve dhe nevojave që do i ketë Shkolla e Futbollit. /Gazeta Olle/

Roshi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, por skuadra e shqiptarit pëson humbje

Liverpool nuk gabon ndaj Bournemouth, fiton dhe ruan kryesimin e Premier League