Ferizaj kërkon ndihmë

Skuadra e Ferizajt, ka shfrytëzuar faqën e saj zyrtare në ‘Facebook’, për të kërkuar ndihmë.

Këta të fundit i janë drejtuar bizneseve dhe komunës duke i kërkuar që të ndihmohen pasi sipas tyre gjendja e klubit është tejet e rënd.

“Skuadra jonë kërkon ndihmë nga të gjitha bizneset ferizajasve po ashtu edhe nga komuna pasi që gjendja në klub është tejet e rëndë klubi jonë është pa trajner lojtarët nuk kanë parë cent me sy tash e disa muaj mirëpo ne mbesim me shpresë se ndoshta komuna dhe bizneset mund të na ndihmojnë që ta tejkalojmë këtë krizë dhe me një organizim të mirë në klub ndoshta do ta arrijmë edhe mbetjen në elitën e futbollit kosovar edhe për sezonin e ardhshëm”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.