Ferizaj ka bërë diçka të pabesueshme (FOTO)

Skuadra e Ferizaj po vazhdon të bëjë befasi përkundër ekipit të mirë që ka. Sivjet ekipi  i kaltër u largua nga Superliga e Kosovës pasi dje u mposht nga skuadra e Ligës së Parë, Vllanzia e Pozheranit pas gjuajtjeve të penalltive, shkruan IndeksOnline.

Ferizaj ka një rekord negativë sa i përket rënies nga Superliga. IndeksOnline, ju sjellë një histori tejet të hidhur për futbollin ferizajas.

Që nga sezoni 2006/2007 deri në këtë të fundit, ekipi i Ferizaj u largua nga Superliga katër herë, një rekord në vete si të ishte ekipi nga Anglia, Newcastle United.

ferizaji

Ishte viti 2007/08, ku skuadra e Ferizaj në këto 10 vitet e fundit shijoi Ligën e Parë, për t’u rikthyer menjëherë në Superligë sezonin tjetër.

Ajo gjatë sezonit 2009/10, i shpëtoi rënies, por në vitin tjetër u përshëndet nga Superliga. Ashtu ndodhi edhe në sezonet 2013/14 dhe së fundi 2016/17.

Vlen të përmendet se gjatë qëndrimit në Ligë në këto vitet e lartpërmendura ata zunë pozitat, tetë, nëntë dhe katër. Por asnjëherë nuk iu afrua titullit të Superligës.

Historiku i Ferizaj:

2006-2007 – Bie nga Superliga

2007-2008 – Nuk ishte në Superligë (luajti në Ligën e Parë)

2008-2009 – U rikthye dhe zuri pozitën e tetë.

2009-2010 – Shpëtoi nga rënia e Superligës dhe u pozicionua në pozitën e nëntë.

2010-2011 – Bie nga Superliga

2011-2012 – Luajti në Ligën e Parë

2012-2013 – U rikthye në Superligë dhe zuri pozitën e katërt në tabelë

2013-2014 – Bie nga Superliga

2014-2015- Luajti në Ligën e Parë

2015-2016- U rikthye në SuperLigë

2016-2017 – Bie prapë nga Superliga

Ferizaj i mundësoi Vllaznisë që të shkruajë historinë, duke u inkuadruar në Superligë.

Ekipi nga Pozherani e festoi gjatë me tifozët këtë arritje.

vllaznia