Ferizaj po sa ka arriur në Shqipëri ka filluar edhe vlugun e ndeshjeve miqësore dhe stërvijet.
Skuadra e udhëhequr nga Rexhep Mureli ka mposhtur pretendentin e Ligës së Parë për tu kthyer në Superligë, Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:0.
Golat për Ferizajn i shënuan dy talente e këtij klubi, Gëzim Rusi dhe Dardan Bytyqi.
Ferizajasit do të qëndrojn deri të mërkurën në Shqipëri për tu kthyer në Kosovë në prag të kampionati, ku ndeshjen e parë e zhvillojnë në shtëpi kundër Istogut.