Ferizaj fillon përgatitjet, qëllimi është i qartë në Superligë

Ferizaj ka ndryshuar fytyrë në vitet e fundit, prej se klubi është nën pronësi të presidentit Lulzim Abazi.

Skuadra bardhekaltër më parë nuk ka pasur qëndrueshmëri, megjithatë tani gjërat kanë ndryshuar dhe Ferizaj është një nga ekipet më të organizuara në Kosovë.

Të udhëhequr nga trajneri Arsim Abazi, Ferizaj ka nisur përgatitjet për sezonin e ri në Superligë.

Pasi kanë bërë disa transferime cilësore, Ferizaj synon që këtë edicion të jenë në pjesën e parë të tabelës dhe të kenë qëndrueshmëri në rezultate.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Seanca e parë përgatitore për edicionin e garave 2024/2025.

Lojtarët që u paraqitën në grumbullim treguan formë të mirë fizike, të motivuar e optimist për Superligën.

Na priftë e mbara. /Gazeta Olle/

Gjilani vazhdon me përforcime, zyrtarizon mbrojtësin kroat

Serhou Guirassy lojtari më i ri i Dortmund, sulmuesi shkëlqeu në edicionin 2023/24