Ferizaj e fiton thellë gjysmëfinalen e parë

Nuk ka pasur rivalitet në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në mes të Ferizajt dhe Prishtinës.
Të dielën në palestrën “Bill Clinton”, hendbollistet ferizajase kanë dominuar nga fillimi e deri në fund dhe kanë bërë hapin e parë drejt finales së plejofit.

Ferizaj fitoi me rezultat 44:19. Pjesa e parë përfundoi me 26:8.

Sabrina Fiore i shënoi dhjetë gola për Ferizajn. Tetë i kishte Anja Bojaniq e shtatë Luljeta Sopjani.
Elsa Kongjeli e Amanda Stein i kishin nga pesë.

Te Prishtina u dallua Arona Krasniqi me shtatë gola. Katër i kishte Ermira Berisha e tri Nurije Qekaj. Ndeshja e dytë është mesjavën e ardhshme në kryeqytet.

Ferizaj, që fitoi Kupën javë më parë, stinorin e rregullt në Superligë e përfundoi në vendin e parë. Prishtina ishte e katërta.

FC 2 Korriku kampion në Superligën U19, i pranishëm ishte dhe kryetari Agim Ademi

Llapi – Ballkani: Të gjitha që duhet t’i dini për ndeshjen e sezonit…