Behar Bardhi është futbollisti i radhës që vazhdon me Ferizajn.
Skuadra e rënê nga Superliga është duke bërë nëshkrime shumë të rëndësishme për tu rikthyer në elitë.
Qendërmbrojtësi Behar Bardhi është i radhës që nënshkruan me skuadrën bardhekaltër.
Njoftimi i plotë i klubit:
FC Ferizaj dhe mbrojtësi Behar Bardhi kanë arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës.
Mbrojtësi i qendrës, që luan në secilën pozitë të vijës së fundit, por edhe si mesfushor defanziv është shprehur i bindur në suksesin e klubit.
“Kam nënshkruar kontratë me bindjen e plotë se na pret një edicion pozitiv dhe inkuadrim në Superligë. Unë jam i lidhur me këtë klub dhe këto ngjyra sepse kemi kaluar shumë sfida bashkë, por asnjëherë nuk jemi dorëzuar”, tha Bardhi.
FC Ferizaj, një dashur, dy ngjyra. /Gazeta Olle/