Ferizaj dhe Lira përballen të dielën në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ për ndeshjen finale të barazhit

Edicioni 2022/23 në Superligën e Kosovës ende nuk mund të quhet i përfunduar pa u zhvilluar edhe ndeshja e barazhit.

E të dielën e 4 qershorit do të jetë ndeshja vendimtare ku do të mësohet edhe skuadra e 10-të e cila do të jetë në sezonin 2023/24 në elitën e futbollit kosovar.

Liria ishte në vendin e dytë dhe fitoi përballjen ndaj Ulpianës me rezultat 3-1 për të shkuar në finalen e barazhit.

Ferizaj e cila përfundoi në vendin e tetë në Albi Mall Superligë do të përballet me skuadrën prizrenase.

Prizrenasit synojnë rikthimin në elitë pas katër viteve të kaluara në Ligën e Parë.

Në anën tjetër Ferizaj është një nga skuadrat më të organizuara në Kosovë dhe kërkon ta ruaj statusin e skuadrës elitare.

Dueli vendimtar për një biletë në Superligë në edicionin e ardhshëm zhvillohet të dielën me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. /Gazeta Olle/

Partizani fiton shumën marramendëse me fitimin e titullit kampion

Nuk ndalen largimet nga Drita, gjilanasit ndajnë rrugët edhe me dy futbollistë të tjerë