Ferizaj dhe Istogu vazhdojnë me fitore

Ndeshjet e së dielës i takuan xhiros së 13-të të kampionatit të Kosovës në hendboll. Ferizaj ka vetëm fitore deri më tani, ndërsa Istogu e ka një humbje nga Ferizaj.

Kampioni aktual, Istogu, ishte mysafir i Vushtrrisë. Istogaset nisën më mirë, por vendaset barazuan në 14:14 në minutën e 27-të.

Deri në fund të pjesës së parë Istogu sërish u shkëput në tri gola, 18:15.

Në pjesën e dytë Vushtrria u afrua disa herë në dy gola, ndërsa në minutat e fundit mysafirët bënë shkëputje më të madhe.

Ana Carolina Gomes i shënoi nëntyë gola për Istogun, ndërsa shtatë i kishte Esma Muratoviq.
Burneta Rama i realizoi 10 gola për Vushtrrinë, ndërsa gjashtë i kishte Gentiana Basholli.

Vushtrria është e pesta me 14 pikë.

Ndërkohë Ferizaj ka dominuar ndaj Prishtinës në ndeshjen në “Bill Clinton”. Vendaset nisën me seri 4:0 dhe më pas epërsia ka shkuar duke u rritur deri në fund.

Anja Bojaniq i kishte gjashtë gola për Ferizajn. Nga 5 i shënuan Luljeta Sopjani e Aida Stagova.

Celina Tolni Sia i kishte 11 gola për Prishtinën, kurse 5 i shënoi Bintou Oulare.

Prishtina është e pesta me 12 pikë.

Prishtina rikthehet te fitoret, fiton ndaj Istogut

Ecuri fantastike e Ferizajt, 10 fitore radhazi dhe lider në Grupin B