Ferizaj blindon portën, Jovanovski vazhdon kontratën

Ferizaj ka arritur ta blindoj portën, duke mbajtur njërin nga portierët më të mirë në kampionat, Marko Jovanovski.

Portieri maqedonas i ka qëndruar besnik Ferizajt duke nënshkruar marrëveshje të re.

Njoftimi i plotë i klubit:

FC Ferizaj ju njofton se pas negociatave disa ditore, më në fund ka gjetur gjuhën e përbashkët, për të vazhduar rrugëtimin me portierin më të mirë në futbollin e Kosovës, Marko Jovanovski.
Ai pavarësisht ofertave të rëndësishme nga klubet kosovare dhe ato maqedone, nuk pranoi të ndërronte ambient. Konfirmimi për zgjatjen e bashkëpunimit ka ardhur ditën e sotme, meqë rast si klub jemi shumë të kënaqur që ai do vazhdoj të jetë gardian i portës tonë.
Marko, njihet për profesionalizmin e treguar që nga dita e parë që ka ardhur në Ferizaj. Fjalë pak, e punë shumë. I njëjti portier, si në ndeshje ashtu edhe në stërvitje, një specifik që e dallon nga tjerët.
Ishte një nga lojtarët që asesi nuk mund ta përbinte humbjen në barazh, i ulur në një qoshe të zhveshtores, me lot në sy e trishtim në fytyrë, nuk e pranonte realitetin që veçse kishte ndodhur.  Kjo është madhështia e Marko Jovanovskit.
FC Ferizaj do vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme me prezantimit e lojtarëve për edicionin 2023/2024.
Qëndroni me ne, befasi të këndshme mund të na presin. Jemi shtëpia e profesionalizmit. /Gazeta Olle/

Ademi viziton Dardanët U21, i inkurajon për sukses kundër Estonisë

Skuadra e madhe gjermane insiston për transferimin e Donis Avdijajt