Ferizaj bën goditjen e madhe, transferon sulmuesin iranian

Ferizaj ka bërë një tjetër përforcim të madh në afatin kalimtar veror.

Ferizajasit kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare me sulmuesin iranian Ali Babaei.

22-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Ankara Keciörengücü, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtarës iraniane për grupmoshat U18.

Postimi i plotë nga Ferizaj:

𝐖𝐞𝐥𝐜𝐨𝐦𝐞 𝐀𝐥𝐢 𝐁𝐚𝐛𝐚𝐞𝐢

FC Ferizaj sot ka arritur marrëveshje me sulmuesin 22-vjeçar, Ali Babaei. Kontrata e nënshkruar me Babaein e mban vulën për periudhën 2-vjeçare.

Ai është një sulmues tipik, që depërton nga krahët dhe ka goditje shumë të fuqishme.

Së fundmi ishte pjesë e skuadrës turke, Ankara Keciörengücü, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtarës iraniane për grupmoshat U18.

Pas nënshkrimit të kontratës, Babaei është shprehur i lumtur që do jetë pjesë e FC Ferizajt, duke premtuar angazhim maksimal dhe bindje të plotë për arritjen e objektivave të klubit.

Mbappe merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Fitore e madhe e Strugës, Besart Ibrahimi realizon het-trik