Ferizaj bën goditjen e madhe, arrin marrëveshje me sulmuesin kosovar që vije nga Superiorja e Shqipërisë

Ferizaj ka për synim të rikthehet në elitën e futbollit kosovar dhe atë kërkon ta bëj në maj të vitit 2024.

Skuadra e Arsim Abazit e mbylli në pozitën e tretë me 29 pikë, dy më pak se lideri Vjosa.

‘Ujqit’ kanë bërë goditjen e parë në afatin kalimtar dimërorë, duke arritur marrëveshje me sulmuesin e talentuar kosovar, Sokol Kiqinën.

Gazeta Olle mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe ditëve të ardhshme Kiqina prezantohet si lojtar i ri i Ferizajt.

Sulmuesi i talentuar së fundmi ka qenë pjesë në elitën e futbollit shqiptar te skuadra e Erzenit dhe kjo e Ferizajt është një goditje e madhe në afatin kalimtar të janarit.

Talenti nga Drenasi kishte oferta edhe nga Superliga e Kosovës, por duket se ajo e Ferizajt ka qenë më bindëse dhe projekti i klubit që e bindën t’i bashkohet skuadrës së presidentit Lulzim Abazi. /Gazeta Olle/ 

Barcelona rivalizon Real Madridin për Kylian Mbappen

Igli Tare flet për raportet me Sarrin si dhe ka dy fjalë për kapitenin Immobile