Ferizaj arrin marrëveshje me ish-futbollistin e Arbërisë

Merkato e verës në futbollin kosovar është duke vazhduar me lëvizje të shumta.

Qlirim Kashtanjeva muaj më parë lajmëroi se i ka ndarë rrugët me skuadrën e Arbërisë.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se sulmuesi anësor tashmë ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik “Ferizaj”.

Gjithashtu, “Sheshi” mëson se zyrtarizimi i futobllistit pritet të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Kashtanjeva në sezonin e fundit me Arbërinë ka shkëlqyer duke pasur paraqitje të mira në Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që futbollisti 22-vjecar më parë ka luajtur edhe për Kukësin U19.

Kuotat nga bastet, kjo skuadër shihet favorite për ta fituar titullin e sezonit të ardhshëm në Serie A

Loriana Kuka nesër kërkon medaljen e tretë olimpike për Kosovën, ja kur fillon garën xhudistja jonë