Ferizaj akuzon gjyqtarët për fitoren e Besës

Faqja zyrtare e Ferizajt në Facebook, ka reaguar pas humbjes në Pejë ndaj Besës duke shkruar se gjyqtarët e takimit iu ndihmuan vendësve për ta arritur fitoren.

“Një gol i pastër dhe plotësisht i rregullt i shënuar nga Enis Kuka iu është anuluar sot skuadrës sonë në ndeshjen ndaj Besës”, shkroi faqja e Ferizajt.

Besa fitoi 1:0 falë golit të Qëndrim Dautajt. /Gazeta Olle