‘Ferguson si një baba’

Ish-futbollisti i shumë skuadrave evropiane, David Beckham, ka deklaruar se ish-trajneri i tij te Manchester United, Sir Alex Ferguson ishte si një baba gjatë kohës sa ishte te United.

Marrdhënia e Becks me Fergusonin, ishte përkeqësuar në vitin 2003, duke bërë që ish-mesfushori anglez, të largohet nga United, për t’u transferuar te Real Madridi.

 

“Ai ishte si babi imë për kaq shumë vite. Ferguson më ka dhënë të gjithçka që kam dashur si një fëmijë duke e bërë karrierën tije tejet të suksesshme”, deklaroi Beckham.