Ferencvaros – Prishtina, formacionet zyrtare

Prishtina është mysafir i Ferencvarosit në kuadër të rrethit të parë eliminator për Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Hungarisë që edicionin e fundit luajti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, do të luajë në sulm me Myrto Uzunin.

Në anën tjetër Prishtina portën ia ka besuar Ardit Nikës, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Besnik Krasniqi, Gledi Mici, Leotrim Bekteshi dhe Qëndrim Zyba.

Mesfusha do të jetë e përbërë prej Lorik Boshnjakut dhe Sebijen Lilajt, ndërsa do të ndihmohet nga Endrit Krasniqi dhe Leotrim Kryeziu.

Sulmin Ramadani ia ka besuar Mendurim Hotit dhe Oto John.


Ferencvarosi: Dibuzs; Wingo, Blazic, Dvali, Cvic; Siger, Kharatin, Nguen; Uzuni, Boli, Mak. Kryetrajner: Peter Stoger.

Prishtina: Nika; B. Krasniqi, Zyba, Bekteshi, Mici; E. Krasniqi, Lilaj, Boshnjaku, Kryeziu; Hoti, John. Kryetrajner: Zekrija Ramadani. /Gazeta Olle/

Bersant Celina drejt rikthimit te skuadra angleze

Zyrtare: Matteo Guendouzi huazohet te Marseille