Ferati: U rrënqetha në debutim, jam shumë i kënaqur që luaj për Kosovën

Kosova nesër (e shtunë) zhvillon miqësoren e dytë dhe të fundit të nëntorit ndaj Ishujve Faroe, me fillim nga ora 18:00 në “Fadil Vokrri”.

Në konferencë për shtyp, foli mesfushori i Dardanëve, Arianit Ferati.

Lojtari që aktivizohet me Fortuna Sittard në Eredivisie të Holandës theksoi se ndjehet shumë krenar për fatin që është grumbulluar me Dardanët ndërsa shtoi se shokët e skuadrës e kanë pritur shumë mirë edhe pse fillimisht nuk njihte asnjë prej tyre.

“Jam shumë krenar që jam pjesë e kombëtares, më kanë pritur shumë mirë shpresoj që edhe nesër të marrim një rezultat të mirë. Është krenari që më kontaktuan nga Kosova, ishte një vendim shumë i veçantë për mua. U rrënqetha në debutim, jam shumë i kënaqur që luaj për Kosovën. Nuk njoh asnjë prej lojtarëve personalisht, por jemi duke kaluar shumë mirë, më kanë pritur me shumë ngrohtësi.

Kosovën e kam ndjekur gjithmonë, ka përballuar shumë në gjithë këto vite. Shpresoj të bashkohemi të gjithë lojtarët më të mirë për Kosovën”.

Botërori? “Kam qejf të fitoj Gjermani sepse jam lindur aty, por edhe Argjentina i ka shanset e mira”, u shpreh Ferati.

Giresse: Luajmë gjithmonë për të fituar, ja cila Kombëtare e fiton Botërorin

Dardanët kanë mbajtur stërvitjen e fundit para miqësores me Ishujt Faroe