Fenerbahçe përshëndetë Muriqin me një urim special

Vedat Muriqi tashmë zyrtarisht është një futbollist i Lazios, ku të dyja klubet e kanë konfirmuar marrëveshjen.

Muriqi para dy ditësh kishte zbarkuar në Romë, ku fillimisht pushoi një ditë, ndërsa të nesërmen kreu testet mjekësore.

Pas Lazios edhe Fenerbahce e ka përshëndetur kalimin e lojtarit në Serie A.

 “Rruga të qoftë e hapur dhe sukseset të mos u ndalshin Vedat Muriqi”, ka shkruar klubi turk, duke e përcjell me dy foto të sulmuesit.

Njëra foto është nga fëmijëria e tij me fanellën e klubit turk, ndërsa e dyta sa ishte pjesë e tyre.

Muriqi ka lënë përshtypje shumë të mirë tek Fenerbahce, duke u kthyer në një idhull për tifozët e këtij klubi me golat dhe angazhimin e tij.