Femrat ua kalojnë meshkujve, shënojnë tetë gola

Në kuadër të bashkëpunimit me klubet simotra, sot Klubi i Futbollit të Femrave “Mitrovica” ka mikpritur Klubin e Futbollit të femrave Kukësi, me të cilën ka zhvilluar një ndeshje miqësore, ndeshja u zhvillua në stadiumin e KF “Australia” në Frashër.

Në këtë ndeshje përveç drejtuesve të të dy skuadrave, ishte i pranishëm edhe Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Ardian Kavaja me bashkëpuntorë, të cilët para takimit biseduan me mysafirët nga Kukësi dhe i njoftuan me situatën në sportin mitrovicas.

Ndërkohë, ndeshja ndërmjet mitrovicaseve dhe kuksianeve ishte rivalizuese, me aksione të rrjedhshme dhe raste të mira shënimi, por edhe me dominimin të kohëpaskohshëm herë të njërës e herë të palës tjetër, ndonëse u pa dallimi në lojë dhe cilësi, ku mtrovicaset si një ndër skuadrat më të mira të futbollit të femrave në Kosovë u dëhsmue si kolektiv i fortë.

Shikuesit e këtij takimi patën rastin të shohin 8 gola prej të ciëve mitrovicaset kanë shënuar pesë në portën kuksiane, ndërkohë që mysafiret nga Kukësi kanë shënuar tre herë.

Të parët në epërsi kaluan futbollistet mitrovicase përmes Qendresa Bajrës 1:0, ka barazuar në 1:1 kuksianja Agnesa Rexha (Penallti), më pas kuksianet kalojnë në epërsi 1:2 me golin e Agnesa Rexha. ka barzauar mitrovicasja Fortesa Bejtullahu në 2:2. më pas vendëset kalojnë në epërsi përmes Egzona Zekës 3 :2, ndërsa ka barazuar në 3:3 Sara Maliqi.

Deri në fund të ndeshjes një ndër futbollistte më të mira mitrovicase sot Egzona Zeka ka shënuar për hetrik fillimish për rezultatin 4:3 dhe në fund për epilogun përfundimtar të ndeshjes 5:3 Biseda ka përfunduar Drejtori Kavaja ka përgëzuar të dy skuadrat për paraqitjen sikurse edhe për bahskëpunimin, ndërkohë që ka premtuar mbështetje për KFF “Mitrovica” me qëllim përmirësimi të kushteve të punës sikurse edhe ngritjen e cilësisë dhe rezultateve në futbollin femror.