Femrat: Fitojnë Prishtina, 13 Qershori e Kosova e Prishtinës

 Është zhvilluar java e 16 në Superligën e femrave në futboll. 13 Qershori i Suharekës mundi Intelektualet e Gjilanit 2:1. Fitore shënuan edhe dy skuadrat kryeqytetase, Prishtina dhe Kosova e Prishtinës.

Prishtina fitoi 4:0 ndaj Llapit, derisa Kosova e mundi në udhëtim Ferizajn 2:1.

Në fundjavë luhet java 17, kurse deri në fund zhvillohet edhe një xhiro tjetër.