Njomakët shqiptarë kanë treguar talentin e tyre për futbollin gjatë fundjavës në Gjermani.
Ata kanë fituar turneun e grupmoshave të reja (mosha 6 vjeç) të rajonit, Nordheinwestfalen Gladbeck.
Ekipi i tyre ishte G1. – Jgd Preusen, derisa pas shumë ndeshjeve të zhvilluara të dielën, ata zunë vendin e parë. Nga tetë lojtarët në ekip, katër prej tyre janë shqiptarë.
Ndër më i merituari për këtë sukses, ishte portieri 6-vjeçar nga Prishtina, Art Krasniqi, bashkë me Fatlind Hasanin, Leart Muriqin, Egzon Sokolin, etj.
Arti dëshmoi se në të ardhmen mund të bëhet portier i madh.
Të gjithë shqiptarët janë nga Kosova. Trajner i tyre është Mohamed Ali, i cili ka emrin dhe mbiemrin e njëjtë me legjendën e boksit Mohamed Ali.
Art Krasniqi