Feghouli, ‘infuzioni’ i parë i Interit drejt titullit

Sofiane Feghouli mund të jetë përforcimi i madh i Interit në afatin kalimtar të janarit, si një armë shtesë në luftën drejt titullit kampion në Serie A. 

Algjeriani nuk ka arritur marrëveshje me Valencian për vazhdimin e kontratës e cila skadon në qershor, andaj klubi spanjoll dëshiron ta shesë për të përfituar disa miliona euro.

Sipas mediave italiane, konkurrent i fortë i Interit është Fenerbache, që ka shprehur gatishmërinë të ofrojë 10 milionë euro për Feghoulin në janar. /Olle