Fedetskiy: Higuain tha që do të pensionohet nëse Napoli nuk e mposht Dnipron

Mbrojtësi i Dnipros, Artem Fedetskiy, e ka zbuluar një deklaratë të Gonzalo Higuainit para ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku sipas tij argjentinasi ka thënë që nëse Napoli nuk fiton, ai do të pensionohet.

“Para ndeshjes, Higuain tha që nëse Napoli nuk fiton ai do ta lë futbollin. Unë do të pres deri nesër. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për gjërat që i thonë”, ka deklaruar Artem Fedetskiy.

Dnipro mundi Napolin 1:0 dhe kështu u kualifikua në finalen e Ligës së Evropës, ku do të takohet me Sevillën. /Gazeta Olle