Federer dhe Nadal pa probleme

Roger Federer dhe Rafael Nadal nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e raundit të tretë të turneut Indian Wells.  Federer mposhti italianin Andrea Seppi, duke iu hakmarrë kështu për eliminimin në Australian Open. Tenisti zviceran fitoi 6:3 dhe 6:4 në ndeshjen që zgjati 83 minuta, ndërsa tani ai do të takohet me amerikanin Jack Sock, transmeton Gazeta Olle.

Nuk zhgënjeu as Rafael Nadal i cili e mundi me lehtësi tenistin Donald Young me rezultatin 6:4 dhe 6:2, duke e hedhur kështu pas shpine zhgënjimin e vitit të kaluar për eliminimin e parakohshëm nga ky turne.

“Po luaj mirë dhe po ushtrohem shumë. Bëra disa gabime, por luajta duke besuar që jam i aftë që të fitoj. E rëndësishme është fitorja”, deklaroi Nadal, duke u shprehur optimist edhe për ndeshjet e radhës.

Në rrethin e 1/8-tës Nadal takohet me francezin Gilles Simon. /Gazeta Olle