Federata vendos për ndeshjen Kosova (V) – Trepça

Komisari i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, Ismet Ahmeti, ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka shqyrtuar edhe ankesën e Trepçës.

Klubi mitrovicas ka kërkuar që ndeshja me Kosovën e Vushtrrisë e humbur të dielën 2:1, të regjistrohet 0:3 për ta, pasi konsideronte se mjeku i skuadrës vushtrrias nuk kishte licencë, ose e kishte të dyshimtë, shkruan GazetaOlle.com.

Mirëpo, Komisari i Garave ka hedhur poshtë këtë ankesë dhe ndeshjen në fjalë e ka regjistruar me rezultatin e arritur në fushë, 2:1. (Gazeta Olle)