Federata së Boksit të Kosovës me njoftim të rëndësishëm për Donjeta Sadikun dhe Fjolla Çunajn

Federata së Boksit të Kosovës, bëri të ditur se për disa ditë do të jenë në kampin Evropian në boks.

Me 18 qershor selektori i boksiereve (femrat) Besim Brahimi me kampionen Evropiane për të reja dhe nënkampionën e botës për juniore, Donjeta Sadikun dhe Fjolla Çunaj, udhëtuan në Kampin Evropian, i cili organizohet nga 19 qershori deri me 2 korrik në Sofje.

Me 2 korrik fillon Kampionati Evropian për të reja, në të cilën Donjeta Sadiku (57 kg), do të mbrojë titullin e kampiones, kurse Çunaj pretendon të del sa më mirë.

Në Kampionatin Evropian do të jetë edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli, bëhet e ditur nga Federata.

boks eldiven