Federata ndryshe, Juve ndryshe për Marchision!

Juventus ka njoftuar se lëndimi i Claudio Marchisios nuk është i rëndë sa thuhej fillimisht.

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) njoftoi se mesfushori do të mungojë për deri në gjashtë muaj për shkak të një lëndimi në ligamentet e gjurit në stërvitjen e së enjtes para duelit me Bullgarinë të dielën.

Por, pas rikthimit në klub, ‘Bianconerët’ kanë njoftuar se testet nuk kanë shfaqur ndonjë lëndim serioz.

“Marchisio nuk ka qarje të ligamenteve kruciale. Ai do të pushojë dhe gjendja e tij do të monitorohet në baza ditore”, thuhet në njoftimin e Juventusit.