‘Federata na la rrugëve’

Mbrëmë në ora 24:00 u mbyll afati kalimtar teksa disa futbollistë kosovarë mbeten ‘rrugëve’.

Njëri ndër ta është edhe mesfushori Samir Sahiti, i cili vite më parë ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës. Ka bërë karrierë edhe në Maqedoni e Shqipëri kurse së fundmi ishte pjesë e Trepçës ’89.

Sahiti ka pyetur në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) por përgjigjja ka qenë që nuk ka të drejt të luaj askund përpos Trepçës ’89. “Nuk e di se çfarë ligjesh palidhje janë këto. Federata po na detyron që të pushojmë palidhje në vend se të na ndihmojë”, deklaroi Sahiti për Gazetën ‘Olle’.

“Po punoj individualisht. Jam i gatshëm t’i bashkohem Trepçës ’89, nëse ata kanë nevojë për mua. Sigurisht se shumëçka varet nga trajneri Fahredin Duraku, se sa është ai i interesuar të me këtë në ekip”, shtoi Samir Sahiti.

Pa klub ka mbetur edhe mesfushori nga Mitrovica, Shpëtim Fetahu. “Është mirë të bëhet një zgjedhje pasi që shumë lojtarë kanë mbetur jashtë. Të paktën të na mundësohet të bisedojmë me ndonjë klub”, deklaroi Fetahu.