Federata maqedone dënon Vardarin për incidentin me Shkëndijën

 Komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka shpallur vendimin me të cilin dënohet ekipi i KF Vardar, për shkak të incidentit, kur në xhiron 27’të të ligës së parë futbollistike, tifozët e saj, ‘Komitët’, sulmuan udhëheqësinë e KF Shkëndija

Kështu që Vardari në dy ndeshjet e radhës do të duhet të gjejë fushë 100 kilometra jashtë Shkupit.

Përveç këtij dënimi, Komisioni Disiplinior i ka shqyrtuar edhe gjobë në të holla prej 1500 eurove.

Ndërkohë skuadra e Shkupit, ku gjithashtu ndodhi incident pasi gjatë ndeshjes me objekt të fortë dhe më pas disa persona ishin futur në fushë për të sulmuar ekipin mysafirë, ka marrë dënim me tri ndeshje, por në këtë rast Shkupi ishte me dënim të kushtëzuar nga viti i kaluar, që automatikisht i shtohen edhe tri ndeshje tjera, që do të thotë se skuadra nga Çairi do të luajë gjashtë ndeshje pa tifozë por në stadiumin e Çairit, si dhe do të paguaj në arkën e FFM’s 1500 euro.