Federata konfirmon: Prishtina bënë goditjen e orëve të fundit!

Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar pak qaste më parë për Gazetën Olle se Prishtina ka paraqitur për regjistrim Taulant Dajakun. Edhe pse Olle publikoi gjatë mesditës lajmin, ishte lojtari ai që reagoi duke mos konfirmuar asgjë.

Është trajneri Bylbyl Sokoli, që do ta sjellë në kryeqytet, mesfushorin e Drenicës, ashtu siç bëri në klube tjera, duke e marrë pasvete.

“Që pas orës 16:00, vetëm Prishtina nga klubet e Superligës ka bërë kërkesë për regjistrimin e Taulant Dajakut”, deklaroi Adem Qollakaj për gazetaolle.com.

Qollakaj është zyrtar për regjistrimin e lojtarëve.

Prishtina ka paraqitur për regjistrim këta lojtarë: Bashkim Shala, Labinot Osmani, Lorik Boshnjaku, Betim Haxhimusa, Ylber Ramadani, Dren Gashi, Endrit Krasniqi, Agon Xhaka, Arbnor Zeqiri dhe Taulant Dajaku. Zeqiri erdhi nga Llapi.

Bardhekaltërve iu dështoi Altin Merlaku, sulmues i Dukagjinit, pasi klubi amë nuk ia lëshoi fletëlëshimin. (Gazeta Olle)