Federata ka një përgjigje për Feronikelin

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, këtë herë nën drejtimin e nënkryetarit Agim Ademi, pasi Fadil Vokrri ndodhet jashtë vendit.

FFK ka edhe një përgjigje për Feronikelit, nga të cilët morën akuza për dënimin prej tri ndeshjeve që disiplinori ia shqiptoi Xhevdet Shabanit.

“KE ka vërejtur se pati disa deklarata të pamatura të disa individëve, ndaj KE kërkon edhe një herë nga të gjithë personat zyrtarë(Kontrollorë, vëzhgues, gjyqtarë, futbollistë, trajnerë dhe të tjerë që janë përgjegjës për ndeshje) të përmbahen nga deklaratat ofenduese që bien ndesh me Kodin e mirësjelljes së FFK-së, sepse për çdo pakënaqësi ka mënyra tjera për ankimim duke shfrytëzuar kështu instancat tjera të vendimmarrjes”, thuhet në njoftim.

Tutje, KE i FFK-së analizoi përgatitjet për që po bëhen për pjesëmarrje të Përfaqësueses së Kosovës në dy ndeshje miqësore në Gjermani me klubet e mirënjohura gjermane të parën më 24 mars me skuadrën Eintracht Frankfurt dhe më 27 mars me Ëerder Bremen, duke konstatuar se përgatitjet po rrjedhin me dinamikën e paraparë.

Po ashtu KE analizoi dhe rrjedhën e javës së parë të stinorit pranveror të Kampionatit të Kosovës dhe ka vlerësuar si stinori nisi mjaft mirë.

KE miratoi listën përfundimtare të gjyqtarëve për rangjet garuese dhe shqyrtoi edhe ankesat dhe parashtresat e drejtuar këtij organi. (Gazeta Olle)