Federata Gjermane e Futbollit merr vendim për ndeshjen ku Bayern Munichu luajti me 12 lojtarë ndaj Freiburgut

Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka vendosur në favor të Bayern Munich në lidhje me ankesën e bërë nga SC Freiburg pak ditë më parë dhe për momentin, fitorja 4-1 qëndron.

Gjatë fitores së përmendur, Bayerni kishte luajtur për pak kohë me 12 lojtarë në fushë pas një përzierjeje gjatë zëvendësimi.

Freiburg kishte bërë një apel dhe shpresonte që lëshimi do të ‘paguhej’ dhe mund t’i merrte tri pikë me rezultat zyrtar.

Megjithatë, Gjykata sportive e Federatës Gjermane të Futbollit ka vendosur në favor të Bayern Munich në lidhje me ankesën e bërë nga Freiburg.

Gjykimi u bazua në faktin se të gjithë lojtarët e Bayernit kishin të drejtë të luanin, pavarësisht zëvendësimit të gabuar.

Sipas vendimit të gjykatës, faji nuk i takonte Bayernit, por gjyqtarit Christian Dingert dhe ekipit të tij. Gjykata tha se gjyqtari i katërt duhet të kishte pritur derisa lojtarët e zëvendësuar të largoheshin qartë nga fusha përpara se të linte lojtarët e rinj të hynin.

“Ata nuk i plotësuan kërkesat e tyre të inspektimit në lidhje me numrin e lojtarëve”, ka thënë gjyqtari Stephan Oberholz pas vendimit.

Freiburg ka një ditë për të vendosur nëse do të kundërshtojë vendimin e gjykatës, por tashmë veçse ka pranuar vendimin.

U rrah brutalisht në Shkup – ndërron jetë sportisti i njohur

Caktohen gjyqtarët e xhiros së 28-të të Superligës, ja kush i drejton duelet kryesore