Federata Gjermane dënon Granit Xhakën

Granit Xhaka ka marrë dënimin për ndëshkimin me karton të kuq në ndeshjen e së dielës mes Borussia Monchengladbachut dhe Darmstadit.

Kapiteni kosovar i Borussias, është dënuar me tri ndeshje moslojë nga organet disiplinore të Federatës së Futbollit të Gjermanisë, shkruan ‘sport1.de’, përcjell GazetaOlle.com.

23-vjeçari do të mungojë në ndeshjet me Borussia Dortmund, Mainz 05 dhe Werder Bremen.

Për të është dënimi i tret këtë sezon. /Olle