Federata futbollistëve: Vet i keni fajet

Shumë futbollistë kosovarë kanë mbetur pa klube pasi që afati kalimtar është mbyllur të hënën në ora 24:00.

Disa prej tyre janë ankuar nëpërmjet Gazetës ‘Olle’, duke thënë se FFK-ja po i lë rrugëve, për faktin se nuk kanë më drejtë që të negociojnë me asnjë klub përpos atyre që janë paraqitur në stinorin e fundit.

Lidhur me këtë çështje, zëdhënësi i FFK-së, Fazli Berisha thotë se askush nuk mund të bëjë ‘hajgare’ me federatën. “Ata kanë qenë të njoftuar me kohë se kur mbyllet afati kalimtar. Janë rregulloret të cilat nuk mund të thyhen. Aktualisht kështu qëndron puna”, ka deklaruar Berisha sot gjatë ditës.