Federata e Mundjes zgjedh më të mirët, Shala e Krasniqi në krye

Në ambientet e restaurant ,,Loni” ne Prishtine, Federata e Mundjes e Kosovës ka shpallur Laureatët e vitit 2019.

Epiteti i mundësit më të mirë për vitin 2019 i takoi mundësit të KM,,Prizreni”,Egzon Shala.

Tek femrat mundësia më e mirë e vitit 2019 u shpall Njomëza Krasniqi e KM,,Kaçaniku”.

Shpresa e vitit 2019 u shpall Lonisa Reka e KM ,,Kaçanikut”.

Trajneri i vitit u shpall Sylejman Shala.

Klubi më i mirë i vitit 2019 u shpall KM ,,Prishtina “.

Punëtori sportiv i vitit u shpall Ziber Xhoni

Me plaketa për kontribut në sportin e mundjes u nderua MKRS dhe donator tjerë.

Në mesin e dhjetë mundësve më të mirë për vitin 2019 ishin: Drilon Syla ,Edon Shala, Armend Kuka, Alban Sopa, Arlind Selimi, Albin Shehu, Lorik Ibri, Auron Syla, dhe Urim Qaili.

Ndërsa, në mesin e shpresave të vitit te meshkujt ishin: Adriatik Berisha, Eron Alija, Jon Ramadani , Egzon Xhoni,Eduard Krasniqi,Erand Flugaj,Akson Fetaj,Fatlum Braka,Amar Makolli dhe Bleonit Bytyqi.

Ndërsa, në mesin e shpresave të vitit te femrat ishin: Elsa Nikoci, Amela Dema, Kanita Spahiu, Doruntin Nezaj dhe Diellza Syla.