Federata e Futbollit e Maqedonisë i jep dënim të rëndë skuadrës shqiptare

Skuadra shqiptare, Shkëndija e Tetovës ka marrë një dënim bukur të rëndë ka Disiplinori në FFM-së.

Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar dënim për skuadrën e Shkëndijës.

Kjo për incidentet e ndodhura në derbin me Shkupin të luajtur me 8 maj në stadiumin e qytetit të Tetovës.

Skuadra kuqezi suspendohet të luajë 4 ndeshje jashtë Tetovës, plus 5 mijë euro gjobë, dënim ky bukur i rëndë për skuadrën shqiptare.

Kosova U19 sërish kampione e turneut “Roma Caput Mundi”

Caktohen gjyqtarët e xhiros së fundit në Superligë, ja kush e drejton ndeshjen kryesore