Federata e Futbollit e Kosovës është bërë pjesë e minimaratonës “Vrapo për Autizëm 2022”, që do të mbahet më 3 korrik në sheshin e kryeqytetit, e ku mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet do të ju dhurohen fëmijëve me autizëm.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi flet për mbështetjen e këtij evenimenti, duke treguar mbështetjen e plotë.
“Kisha kënaqësinë që të takoja Uran Hamitin dhe nga ai të pranoja numrin e pjesëmarrjes në këtë minimaratonë. Po ashtu, Uranit dhe drejtuesve të organizatës “ReplayPeace” ia shpreha mbështetjen time dhe të FFK-së për të gjitha aktivitetet e kësaj organizate.Ftoj të gjithë komunitetin e futbollit që t’i bashkohen këtij aktiviteti dhe me blerjen e numrit për pjesëmarrje në minimaratonë prej 3 euro të japin kontributin e tyre për fëmijët me autizëm” shtoi presidenti Ademi në llogarinë e tij në facebook.