Disiplinori ‘gozhdon’ Shabanin

Komisioni dispilinor nuk kishte edhe aq shumë punë, pasi ishte vetëm Xhevdet Shabani ai që kishte inicim të procedurës.

Komisioni ka marr vendim që ta dënoj me tri ndeshje moslojë Shabanin, për ofendime ndaj anësorit.

“Lojtar i klubit të futbollit Feronikeli nga Drenasi, me numër të librezës sportive 30588 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 8, për ndëshkim me karton të kuq ( sjellje josportive – ofendime drejtuar asistentit të pare ) në ndeshjen e javës së ; XVII-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Kosova ( Vushtrri ) – Feronikeli , e zhvilluar në Vushtrri, dënohet me tri ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës , në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3”. Shabani pritet të mungojë dy ndeshje kampionati dhe një ndeshje të Kupës.