Parma dënohet me katër pikë

Parma mundi Juventusin, dhe barazoi me Interin. Mirëpo, katër pikët e fituara së fundi i janë hequr nga Organet Disiplinore të Federatës së Futbollit Italian.

Në fakt, Parmës në përgjithësi i janë hequr këto pikë, për shkak të problemeve me financat, bëjnë të ditur mediat italiane.

Parma ka shpallur javë më parë falimentimin, dhe tani ka vetëm 12 pikë, gjë që pritet edhe matematikisht të sigurojë largimin nga Serie A.

Pjesë e Parmës është edhe Andi Lila. (Gazeta Olle)