“Fed Cup”, ja si debuton Kosova

Prej 11 deri më 16 prill në Ulqin zhvillohen meçet e grupit III të Fed Cup ( gara boterore në konkurencën e femrave ) ku për herë të parë do të merr pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës.

Në këtë garë përveq Kosovës dhe nikoqirit Malit të Zi, marrin pjesë edhe 15 përfaqësuese tjera nga anëkënd rruzulli tokësor dhe shihet si test shumë i vështirë për vashat kosovare për të cilat kjo do të jetë eksperienca e parë në turne të llojit të këtillë.

Në mesin e ekipeve pjesëmarrëse spikasin emrat e disa shteteve si Armenia , Greqia , Marroko, Norvegjia, Tunisi e kështu me radhë.

Selektori i Përfaqësuesës së Kosovës, Arben Islami ka publikuar listën e tenisteve të cilat do ta prezantojnë vendin tonë në këtë garë: Arlinda Rushiti , Edita Raca, Fiona Polloshka dhe Anduena Latifi.