FC Vushtrria nuk ndalet, nënshkruan me një mbrojtës

Vushtrria ka nënshkruar me mbrojtësin e krahut Zaid Nikoviq që së fundmi ishte pjesë e Onix.

Vushtrria ka vazhduar me transferime, ku pas Dior Zabergjës, Leart Eminit dhe Mario Teqjës, ka nënshkuar edhe me një mbrojtës.

“Zaid Nikaj (Nikoviq) nënshkruan me Vushtrrinë”.

“Mbrojësi i krahut 23 vjeqar me nënshtetësi malazeze nga Plava, pjesë e disa klubeve nga Mali i Zi, ndërsa në sezonin 2020/2021 ishte transferuar në futbollin kosovar, duke mbrojtë ngjyrat e KF Onix nga Banja e Pejës, ka vendosur që stinorin pranveror të vazhdojë me Vushtrinë”.

“Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret #rikthimin në superligen e Kosovës!”, thuhet në njoftimin e klubit.

Vushtrria është lider me 26 pikë. /Gazeta Olle/

Teuta “peshkon” tek Gjilani, kampionët e Shqipërisë interesohen për mbrojtësin e njohur

Mërgim Vojvoda vazhdon shkëlqmin me Torinon, asiston në fitoren e thellë