Në vitin e parë të themelimit, Suhareka shkruan historinë në futbollin kosovar

FC Suhareka është duke impresionuar me rezultate fantastike, në vitin e parë të themelimit të klubit.

Suharekasit janë duke shënuar rezultate pozitive, ndërsa sot kanë arritur të jenë në mesin e katër skuadrave më të mira në futbollin kosovar, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, pas fitores në Shtime përballë Vjosës, shkruan Gazeta OLLE

.

E vetmja mundësi për këtë skuadër të kualifikohet në garat evropiane, është të arrij trofeun e Kupës, pasi që të drejtuarit e Arsim Thaqit janë në Ligën e Parë.

Në vitin e themelimit të klubit, kjo skuadër ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale, deri më tani nuk e ka bërë askush tjetër një sukses të tillë.

Duke parë organizimin e këtij klubi, gjasat janë reale të shohim një klub konkurues edhe në Superligën e Kosovës.

Momentalisht FC Suhareka është duke udhëhequr Grupin A në Ligën e Parë me 32 pikë, e ndjekur nga Dinamo me vetëm një pikë më pak.

 

Mallorca llogarit në kualitetin e Muriqit për ndeshjen ndaj Barcelonës

Ballkani “ilaq” për Malishevën, kampionët kanë dominuar tre përballjet e fundit